VIDEOLAJM/ Vetëm Rama i bën gol Berishës. Dukës, Nikollës e Sejdinit topi i shkon huq
Elbasan- Në ceremoninë e inagurimit të “Elbasan Arena” mbrëmjen e djeshme, përballë portierit të kombëtares, Berisha janë përpjekur të bëjnë gol jo vetëm kryeministri Edi Rama, por edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, kryetari i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini.Por vetëm kryeministri Edi Rama arriti t'i shënojë gol Berishës nga 11 metërshi, ndërsa 3 të tjerët nuk arritën. Ndoshta ishte një favor i Etrit Berishës.
Armando Duka nuk arriti shënjestrën.
Ministrja Nikolla gjuajti lehtë.
Ilir Shulku kishte harruar zanatin e vjetër
ndërsa Qazim Sejdini vërtetoi se bën më mirë se penallitë, punët në krye të bashkisë së Elbasanit.
Nuk mund të mos bënte gol Giani de Biasi.
Mbrëmë gjithashtu u luajt edhe ndeshja e parë e ekipit kombëtar të cilët zhvilluan një miqësore me Elbasanin U19 e cila përfundoi 7-0 për Kombëtaren. Para nisjes së miqësores, kryeministri takoi një nga një të gjithë futbollistët e kombëtares.