Berisha: Don Bosko, kampus i mrekullueshëm shkollor
Kryeministri Berisha ka vizituar sot Qëndrën Sociale “Don Bosko”, në kuadër të 20 vjetorit të prezencës Saleziane në Tiranë.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha vlerësoi punën e bërë nga Don Bosko për ndërtimin e një kampusi të vërtetë shkollor.“20 vjet më parë në këtë vend që sot është kaq bukur i ndërtuar po që kishte më parë vetëm bunker dhe ishte zona më e humbur e Tiranës zbriti Don Bosko miku juaj i madh,zbriti shenjëtori i cili me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndhmoi fëmijet në nevojë. Le të shprehim mirënjohjen ndaj atyre që 20 vjet më parë përzgjodhën Tiranën për të ndarë vuajtjet dhe problemet me fëmijët e Tiranës, për ti ndihmuar ata në mënyrën më të suksesshme. Sot Don Bosko është një kampus i mrekullueshëm shkollor ku fëmijet marrin njohuri nga më të plotat ku përgatiten në shumë fusha për të përballur jetën” tha Berisha.Berisha u ka shprehur në emër të qeverisë mirënjohjen prezencës Saleziane për ndihmën që u ka dhënë fëmijëve në nevojë."Unë kam patur fat të jem dëshmitar që në vitin 92 të përpjekjes së madhe njerëzore të Salezinanëve për të ndihmuar fëmijët eTtiranës por edhe të gjiThë Shqipërisë ndaj dhe në emër të qeverisë dua ti shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë drejtuesve dhe mësuesve të kësaj qendre të mrekullueshme dhe model. Dua t`ju siguroj që qeveria është e gashme të mbështesë këtë veprimtari në çdo skaj të këtij vendi që ju sot doni të ushtroni veprimtarinë tuaj” shtoi Berisha.