Berisha komenton mandatin e Fidel Yllit në Facebook
Kryeministri Berisha ka reaguar sot në lidhje me nismën e deputetëve demokrat për t`I hequr mandatin deputetit të PS-së Fidel Ylli.Në një mesazh në profilin e tij në Facebook, kryeministri Berisha thekson se Kushtetuta e vendit i ndalon deputetit të nxjerrë përfitime nga pasuria publike.Një ambasador që kishte qënë avokat shumë i njohur më tha një herë se: Kam patur disa klient miliarderë që kishin vjedhur nga një miliardë dollarë por problemi i tyre më i madh ishte se çdonjëri prej tyre donte të vidhte edhe një tjetër miliardë. I tillë është dhe rasti i supermiliarderit të kupolës së PS, Fidel Ylli, për të cilin Parlamenti voton sot për t'i kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit” shkruan kryeministri.Berisha ka ironizuar më tej duke shkruar se: “fajin nuk e ka Fideli i Partisë por e kanë miliardat që gabimisht kishin mbuluar dhe bërë të palexueshëm për të, nenet e Kushtetutës”"Z.Fidel Ylli shumë muaj pasi është bërë deputet i ka shitur motrës frekuencen publike të radios që menaxhonte sikur të ishte pronë familjare. Motra që jetonte me një rrogë modeste, një mëngjes të bukur lumturisht dhe papritmas u gdhi milardere dhe i pagoi vëllaçkos miliarder qindra milionë lekë për frekuencën publike të radios që bleu prej tij” ka shkruar Berisha.