Militantët e ISIS ngrenë flamurin e zi në kufirin Turqi-Siri
Militantët e Shtetit Islamik po avancojnë orë pas ore në qytetin e Kobanit duke ngritur flamurin e zi vetëm pak kilometra nga Kufiri mes Sirisë dhe Turqisë.Këto zhvillime të vrullshme kanë vënë në alarm Turqinë që është vënë në pozicion mbrojtës duke forcuar praninë ushtarake përgjatë 900 kilometrave të vijës kufitare me tanke dhe artileri të rëndë. Të paktën 15 tanke ishin pozicionuar në kufi, pranë një baze ushtarake turke në veriperëndim të Kobanit, teksa sulmet e militanteve të shtetit islamik intensifikohen në kufirin me turqinë.Radikalët e Al Kaedas kane luftuar për të kapur qytetin me shumicë kurde pas marrjes së sipërfaqeve të mëdha territorial në Siri dhe Irak në muajt e fundit. Sulmet ajrore nga avionët amerikanë dhe aleancës ndërkombëtare kanë dështuar për të ndalur përparimin e islamistëve, të cilët kanë rrethuar qytetin nga tre anët .Shteti islam dëshiron të marrë Kobanin për të konsoliduar spastrimin dramatik në veri të Irakut dhe Sirisë. Vrasjet masive dhe torturat kanë përhapur frikën dhe panikun në të gjitha fshatrat, duke detyruar qindra persona të lënë shtepitë e tyre. Përballë këtij rreziku , në luftën kundër militantëve ektremistë të shtetit islamik, janë përfshirë edhe gratë kurde, të cilat kanë marrë armët, për të mos lejuar spastrimin etnik. Ndërkohë NATO ka dekalruar se do të mbrojë turqinë, në rast të vonimit të integritetit territorial nga shtetit islamik, të cilët e kanë ngritur flamurin vetëm pak metra larg lufirit me Turqinë.