Leskaj fiton betejën me Kuvendin, KLSH "do t'i fusë duart" edhe te Tatimet
Pas disa muaj diskutime, Kontrollit të Lartë të Shtetit i jepet e drejta që të marrë informacionin e kërkuara prej drejtorisë së tatimeve. Komisioni i Ekonomisë ka kaluar ligjin e KLSH duke i dhënë të drejtë këtij institucioni që të marrë çdo informacion që i duhet përveç ndërhyrjes në vetëdeklarime të bizneseve.“Tatimet nuk kanë të drejtë të na kufizojnë në dhënien e informacionit, por ne nuk ndërhyjmë në subjektet private, nuk ndërhyjmë të vetëvlerësimi tatimor, nuk kryejmë vizita fiskale, dhe unë dëshiroj që kjo asnjëhërë nuk do të ndodhi, dhë nëqoftëse ndodh jam gati të përgjigjem para këtij komisioni”, tha Leskaj.Ndërkohë debate në komision shkaktoi edhe çështja e shkarkimit të kreut të KLSH në rast të arrestimit. Kreu i Komisionit kërkoi një pikë të vecantë për të sqaruar mënyrën e drejtimit të këtij komisioni në mënyrë që të mos përsëritej i njëjti problem me guvernatorin Fullani.Por pavarësisht kërkesës nuk pati ndryshime në ligj.“Kryetari i KLSH kapet në krye të një krimi dhe për të jep vlerësimin Gjykata Kushtetuese që ta arrestohet, çfarë ndodh me institucionin, pra me kryetarin e KLSH? Nga burgo do trejtojë kontrollin e institucioneve të tjera, siç parashikon ky ligj, do tja çojmë shkresat në burg, që ti marri t’i firmosi dhe të vazhdojë punën? Ky është shqetësimi im”, tha Braçe.Në bazë të ligjit të ri Kontrolli i Lartë i Shtetit fiton më shumë kopetenca dhe të drejta në ushtrimin e detyrës që ka të bëjë me kontrollin e parave që dalin nga taksapaguesit shqiptarë.