Nobeli në mjekësi ndahet mes shkencëtarit amerikan dhe dy norvegjezëve
Shkencëtari amerikano-britanik, Xhon O'Kif, dhe norvegjezët Maj-Brit Mozer dhe Edvard Mozer, fituan Çmimin Nobel për Mjekësinë, për zbulimet e qelizave që përbëjnë sistemin e orientimit të trurit, çka do të sjellë informacione më të mëdha për orientimin e njerëzve.Çmimi u shpall nga sekretari i Komitetit Nobel për Mjekësinë ose Fiziologjinë në Institutin Karolinska në Suedi, Goran Hanson.Përveç mirënjohjes globale për zbulimin e tyre, fituesit do të ndajnë mes tyre edhe çmimin monetar prej 8 milionë kronash suedeze, ose 1.1 milionë dollarë amerikanë. Paratë do të ndahen përgjysmë mes O'Kif dhe çiftit Mozer.Çmimi për Mjekësinë nis kështu serinë e dhënieve të Çmimeve Nobel që do të kulmohet të premten me dhënien e atij për Paqen.Të martën do të jepet Çmimi për Fizikën, të mërkurën ai për Kiminë, ndërsa më 13 tetor do të jepët Çmimi për Ekonominë. Ndërsa data e dhënies së Çmimit për Letërsinë nuk është shpallur ende.