Drejtësia "nervoze" e liderve të politikës, Basha me fjali ironike, Rama thumbon nën zë
Tiranë- Reforma në drejtësi theu tabutë e dasive partiake dhe uli këtë të hënë në tryezë miq dhe armiq politikë.Duke qenë një nga të angazhuarit kryesorë në këtë sektor super të akuzuar, Edi Rama iu përgjigj 30 minuta para kohe ftesës së Presidentit, duke shijuar edhe një kafe para tryezës në Hotel Tirana.Më pas, njëri pas tjetrit ish-miqtë në bashkëqeverisje Meta e Basha që i rezervuan nga një përshëndetje njëri-tjetrit.
Lideri i opozitës dhe Kryeministri shmangën një shikim sy më sy dhe nuk shtrënguan duart në praninë të Nishanit dhe shumë ndërkombëtarëve.
Presidenti në cilësinë e të zotit të shtëpisë në fillim të tryezës nuk e fshehu kënaqësinë që kishte arritur të ulte të gjithë bashkë: të majtë e të djathtë.Në konferencën per drejtësinë Basha iu drejtua i qetë të pranishëmve, ndërsa fjalimin për rivalin politik kryeministri Edi Rama e shoqëroi me nervozizëm. Nervozizëm që u shoqërua edhe me ndonjë batutë nën zë.
Më herët, Rama shmangu përfshirjen e Bashës në hyrje të fjalës së tij, ndryshe nga ky i funditDuke pasur në mes luajalët Nishani e Meta, dy rivalët politikë e patën të vështirë komunikimin përveç rasteve të veçanta kur batuta e njërit tërhiqte tjetrin, tërheqje që reflektohej me zgjatje koke.Tryeza e Nishanit e zbuti pak motin e acartë politik, por nuk arriti të shkrijë akullin polar që ngjan si gjigand mes Ramës e Bashës.