Studentët e Universiteteve të mbyllura dynden në MAS, regjistrimet deri në 13 tetor
Tiranë- Ministria e Arsimit është e rrethuar nga të rinjtë që mbeten pa shkollë pas mbylljes së Universiteteve.Kur kanë mbetur jo më shumë se 10 ditë për tu regjistruar, studentët mbeten në rrugë me pikëpyetje se a do të arrijnë të futen në shkollë dhe nëse po, a do ti nisin studimet nga e para?Kjo vajzë ka studiuar 3 vjet në infemieri duke harxhuar para pa fund. Ajo tashmë do t’ia nisë nga e para nëse do të jetë me fat të plotësojë dosjen dhe të regjistrohet në shtet.
“Po presim për numrat e matrikulimit. Kam aplikuar në internet prej dy javësh dhe akoma nuk më ka dalë. Rri këtu përditë duke pritur. E kam mbyllur vitin akademik. Pres për diplomën e cila nuk do jepet.Kam mbaruar tre vite për infermieri. Të kthehem dhe njëherë në vit të parë. Kam unë kohë të kthehem dhe njëherë në vit të parë? I thonë 6 vite për infermieri, atëherë do të dilja mjeke” shprehet ajo.Me një udhëzim të veçantë, Ministria e Arsimit ka vendosur të shtyjë datën e regjistrimit të këtyre studentëve nga 6 tetori, për të lënë si datë përfundimtare 13 tetorin.