Berati 'gjen' binjakun e vet në Francë, Fadil Nasufi pret Paul Blanc-in
Berat - Qyteti i Beratit binjakëzohet me komunën Berat të Francës. Vendosen urat e bashkëpunimit në fushat ekonomike, sociale dhe kulturore.Vite më parë industrialisti beratas, Gazmend Toska, zbuloi se një komunë në Francë, mbante emrin Berat. Menjëherë ai vendosi kontaktet për të vendosur ura bashkëpunimi mes dy qyteteve që mbanin të njëtin emër.Për të finalizuar sot vendosjen e binjakëzimit mes tyre, një delegacion i komunës Berat të Francës ka zhvilluar një vizitë në bashkinë e Beratit të Shqipërisë.Kryetari i komunës franceze, Paul Blanc, sëbashku me stafin që e shoqëronte, u prit në këtë takim nga kryebashkiaku Fadil Nasufi dhe drejtues të tjerë. Nasufi e njohu kreun e komunës Berat të Francës dhe stafin e tij me historikun e qytetit, resurset e tij. Një prezantim të komunës franceze bëri dhe kryetari i saj, Blanc.Më pas, në një konferencë për shtyp, dy kryetarët vendorë të njësive me të njëjtin emër, bënë me dije se mundësitë e bashkëpunimit mes tyre janë të mëdha në shumë fusha dhe sot u vendosen urat e bashkëpunimit mes tyre.Bashkia e Beratit shqiptar ka njoftuar sot se të dy krerët e njesive shprehën interesimin dhe vullnetin e dy institucioneve për të çuar perpara kete bashkepunim, nje lidhje qe eshte iniciuar me kontributin e cmuar te Industrialistit te suksesshem te qytetit tone ne France, Z Gazmend Toska.I pranishem ne takim ishte edhe Z. Gilbert Didier, Konsulli i Pare i Ambasades Franceze ne Shqiperi.Grupi Francez ka zhvilluar nje vizite ne qytet , ne Kala ne sitet kulturore , ne Muzeume dhe ka vleresuar se tepermi vlerat e qytetit tone historik.Gjate vizites , Delegacioni ka vizituar edhe ambientet e Aleances Franceze ne Berat, ku zhvilluan nje diskutim me grupin e mesuesve dhe nxenesve Frankofone.Bérat është një qytet i vogël francez, i vendosur në Rajonin e Haute-Garonne dhe Rajonin e Midi-Pyrenees. Banorët e tij janë quajtur Bératais dhe Bérataises.Qyteti mbulon 24,5 kilometra katrorë dhe ka 2808 banorë që nga regjistrimi i fundit i cili daton në vitin 2007, me një dendësi prej 114.8 banorë për kilometër katror. Ne 2007 Bérat kishte një rritje prej 99.4% të popullsise se tij krahasuar me vitin 1999. I vendosur 241 metra mbi nivelin e detit, La Rivière dhe Gragnon janë lumenj të mëdhenj të cilet kalojne nëpër qytetin e Bératit. Qyteti është në afërsi të Parkut Rajonal të Pirenejve.ar.sh/Oranews.tv