VIDEOLAJM/ Lezhë, shoferit i fiket makina mbi shina, e përplas treni

Lezhë-Nje 30-vjeçar nga fshati Kallmet i Lezhës ka shpëtuar për mrekulli pasi, mjeti me të cilin ai udhëtonte u përplas nga treni i pasagjerëve i linjes Tiranë-Shkodër.Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 në fshatin Spiten teksa drejtuesi i mjetit tip "Skoda" Aleksander Marku po kalonte mbi hekurudhë. Nga të dhënat e policisë është bërë e ditur se në momentin kur po kalonte mjeti është fikur mbi shinat e trenit përshkak të një defekti.Vetëm 5 minuta më vonë treni është afruar duke goditur mjetin në krahun e shoferit.Ka qenë manovra e makinistit i cili e ka ndaluar shpejtësinë duke bërë që goditja të mos jetë e fortë dhe drejtuesi i mjetit të shpëtojë.Si pasojë e aksidentit është bllokuar për rreth 30 minuta edhe rruga që lidh fshatin Spitën me superstraden, ndërsa dhe pasagjerët që ndodhëshin në tren kanë pritur per disa minuta deri sa mjeti i aksidentuar është larguar nga hekurudha.[caption id="attachment_394471" align="alignright" width="640"]treni perplas makinen3 Në foto: Treni i përplasur me makinën[/caption][caption id="attachment_394472" align="alignright" width="640"]treni perplas makinen2 Në foto: Treni i përplasur me makinën[/caption][caption id="attachment_394474" align="alignright" width="640"]treni perplas makinen1 Në foto: Treni i përplasur me makinën[/caption]