Shkodra pa ujë, Ujësjellësi bën me faj CEZ
Shkoder- Ndërprerja e pa-paralajmëruar e energjisë elektrike nga kompania CEZ, ka bërë që Shkodra të përballet këtë fillim jave me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.Shqetësimin e ka ngritur drejtori i ndërmarrjes së ujësjellës – kanalizime Leonard Kepi, duke i kërkuar në të njëjtën kohë CEZ-it lajmërim 24 orë përpara kur ka remonte të planifikuara.Lidhur me avaritë e krijuara nga punimet në hyrje të qytetit, Kepi garanton se punimet do të përmbyllen përfundimisht në fund të muajit nëntor.Për projektin e vendosjes së matësave të ujit, ai nuk është përmbyllur 100%, pasi 5.500 matësa akoma nuk janë vendosur.Paralelisht kjo ndërmarrje ka patur probleme sa i përket lidhjeve të paligjshme, gjë që ka ndikuar edhe në performancën e saj. Në komunën rrethina zgjidhja e vetme është ndërtimi i një ujësjellësi të mirëfilltë, që të mos ketë abuzimi me linjën e qytetit.