Berisha:Nishani shpallte parimet e reformës, Rama mbllaçiste çamçakiz

Tiranë – Ish-Kryeministri Berisha e ka vlerësuar mjaft konferencën për drejtësinë, të drejtuar nga Presidenti Bujar Nishani, e cila u mbajt sot me pjesëmarrjen e institucioneve vendase dhe atyre ndërkombëtare.E ndërsa ka vlerësuar reformën në drejtësi si të një rëndësie jetike, Berisha në shënimet e tij në Fb e ka parë me sy të ashpër kritik, qendrimin dhe fjalimin e pasardhësit të tij, Ramës për këtë çështje.“Ashtu siç pritej, - shkruan ai, - Rama ishte nervoz hipermobil. Mbajti një fjalë në formë diktati që përveç mufkave, kërcënimeve, sharjeve për gjyqtarët dhe prokurorët, ishte krejtësisht pa përmbajtje dhe pa asnjë vizion. Madje gjatë kohës tjetër, mbllaçiste çamçakiz për t'iu kujtuar të tjerëve nofkën me të cilën e thërrisnin pak vite më parë të vetët, atë të Robert Çamçakizit. Por pavarësisht nga kjo, le te urojmë për një fillim të mbarë të kësaj reformë shumë të rëndësishme për vendin!”ar.sh/Oranews.tv