Rama: Shkollat profesionale kanë qenë shakaja më e madhe

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar arsimin profesional deri tani si shakanë më të madhe në vend. Në një konferencë të nivelit të lartë për aftësitë për të ardhmen, kryeministri u shpreh se ka munguar lidhja mes arsimit dhe punës, apo mes shkollës dhe sipërmarrjes.“Shkollat profesionale kanë qenë shakaja më e madhe deri tani. Njerëzit që mësonin sesi të rregullonin elektricitetin pa pasur asnjë lloj instrumenti, por thjesht kishin disa imazhe të llambave të telave dhe teorinë sesi të bënin instalimet elektrike, pa pasur asnjë gjë konkrete. Nuk është rastësisht që këto klasa ishin bosh dhe kam pare projekte europianë që kanë dështuar në mënyrë spektakolare në këtë drejtim. Para të investuar në shkolla të bukura, fjalime të bukura dhe pas një jave askush nuk ishte aty dhe shkolla praktikisht ishte bosh, sepse mungonte kjo lidhje midis arsimit dhe punës së vërtetë, midis shkollës dhe sipërmarrjes private”, u shpreh kryeministri.Për të vazhduar me tej, me disa shifra, kryeministri Rama dhe se këtë vit janë regjistruar 40 % më shumë nxënës në shkollat profesionale“Po shikojme rezultate të mira thjesht duke ndryshuar profilin e shkollave dhe duke i lidhur ato me sipërmarrjen. 40% më shumë persona të regjistruar në shkollat profesionale, por gjithësesi kjo është mënyra jonë për të luajtur me shifra. Por në fakt është një gjë e madhe sepse është hapi më i rëndësishëm që ti themi njerëzve që pjesa ka mbaruar diplomat nuk ju sigurojnë jetën e vërtetë që kërkonit”, tha Rama.ex/oranews.tv/