Dosja "Frroku", policët e liruar dyshohet se treguan dëshmitarin

Tiranë- Zbulimi i identitetit të dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia Fatmir Vladi, i cili pretendon se ka parë autorin e vrasjes së komisar Dritan Lamaj, detyroi Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe prokurorinë të nisë hetimet.Krahas këtyre zhvillimeve duket se drejtuesit e SHKB-së janë të gatshëm për të marrë një tjetër hap, i cili pritet të zbardhë personin ose personat që dekonspiruan dëshmitarin e prokurorisë për Krimet e Rënda.Burime nga ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se ka filluar marrja në pyetje e efektivëve të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, për të zbuluar skandalin,i cili vuri në rrezik jetën e një dëshmitari të mbrojtur nga drejtësia.Sqarohet nga ministria se janë drejt zbardhjes së emrit të personit, që zbuloi identitetin e Fatmir Vladit.Ndërkohë që të njëjtat burime saktësuan se në pyetje do të merren dhe 17 efektivët e liruar nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, pas ndryshimit të pushteteve në vend.Këta persona do të merren në pyetje, për shkak se ata e kanë ditur identitetin e vërtetë të dëshmitarit Arben Ndokës me gjeneralitete të ndryshuara.Mësohet se ish-efektivët do të japin sqarimet e tyre në lidhje me punën e bërë nga ata gjatë kohës kur kanë mbrojtur Fatmir Vladin.Vladit 15 shtatorin e këtij viti iu vendos një sasi e eksplozive në automjetin e tij.Për fatin e tij të mirë lënda plasëse u zbulua gjatë kohës qa ai dërgoi makinën në një servis në zonën e Don-Boskos.Për këtë u njoftua policia, e mbajti ngjarje të fshehur, ndërsa gati dy javë më vonë është urdhëruar hetimi për dekonspirimin, që për pak çoi në një atentat, i cili mund t'i merrte atij dhe jetën. Çështja e dëshmitarit, u kthye edhe në një çështje politike, ku opozita akuzoi qeverinë se e shiti Vladin për interesa politike. [caption id="attachment_394310" align="alignnone" width="640"]fatmir vladi makina e tij Ne foto: Fatmir Vladi dhe makina e tij ku u gjet eksploziv[/caption]Ndërkohë të mërkurën 8 tetorit Fatmir Vladi pritet të dëshmojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda,për atë çfarë ka parë natën e vrasjes së komisar Dritan Lamaj.