FOTOLAJM/ Tryeza e drejtësisë e parë nga sytë e truprojes së Ramës
Tirane- Ajo nuk kishte si të mungonte në tryezën për reformën në drejtësi të thirrur nga presidenti Bujar Nishani paraditen e sotme në hotel “Tirana”E ngarkuar për të ruajtur kryeministrin Edi Rama, vajza e cila vjen nga radhët e e Gardës së Republikë, duhej të ishte patjetër dhe në këtë ngjarje ku kreu i qeverisë do të ulej në një tryezë me kundërshtarin politik , kryetari i PD-së Lulzim Basha.Nuk e di se çfarë mendon ajo për këtë takim , ku pavarësisht apelit të ndërkombëtarëve për të lënë politikën jashtë reformës së drejtësisë, kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i PD-së nuk kanë shtrënguar as duart në fillim të takimit, një gjest mirësjelljeje dhe respekti. Fotot janë të fotoreporterit Albert Myftaraj.[caption id="attachment_394213" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti kur kreu i PD-se hyri ne hotel "Tirana" per tryezen e reformes ne drejtesi. Foto: Albert Myftaraj[/caption][caption id="attachment_394214" align="alignnone" width="640"]
Tryeza e Drejtesise e organizuar nga Presidenti, dhe truproja e Edi Rames, Foto: Albert Myftaraj[/caption]