Dyshimet: Xhihadistët italianë kalojnë nga Rinasi drejt Sirisë
Tirane- Shteti italian ka dyshime se qytetarët e tij përdorin aeroportin e Rinasit për të lufuar përkrahë shtetit islamik në Siri dhe Irak.Autoritet italiane mësohet se i kanë kërkuar informacione të detajuara palës shqiptare në lidhje me udhëtimet e shtetasve Italian drejt Turqisë dhe më pas ata dyshohet se përfundojnë në konfliktin Sirian.Lajmi konfirmohet nga auoritete shqiptare si prokuroria e përgjithshme dhe policia e shtetit.Këto burime sqarojnë se ka shërbimet italiane të sigurisë i kanë bërë këto kërkesa drejt shtetit shqiptarë pas arrestimit të një shtetasi maroken, në Itali.Ky shtetas mësohet se është shprehur se për të udhëtuar drejt Sirisë, besimtarët italianë përdorin tranzit aeroportin e Rinasit, për të udhëtuar drejt Turqisë dhe më pas kalonin në tokën siriane.Pala italiane kërkon nga ajo shqiptare evidentimin e të gjithë rasteve kur shtetasit italianë udhëtojnë drej Turqisë, duke përdorur Rinasin dhe me pas dokumentimin e kthimit të tyre.Të njëtat burime sqaruan se e njëta kërkesë i është derguar palës italiane nga prokuroria dhe policia shqiptare.Autoritet tona kanë dyshime se besimtarë shqiptarë përdorin aeroportet italiane, duke braktisur rrugen tradicionale nga Rinas-Turqi-Siri.Kjo kërkesa vjen pas arrestimeve të kryera në Shqipëri si dhe hetimeve që po kryhen.Falë këtyre hetimeve është bërë një listë me emrat e personave që nuk duhet të dalin nga territori shqiptare dhe kjo listë i është dërguar dhe italianeve.Ky shkëmbim informacioni mes Italisë dhe Shqipërisë vjen në një kohë, kur shumë besimtarë myslimanë vazhdojnë t'i bashkohen rradhëve të xhihadisteve islamikë.