Liberalizimi i tregut rajonal të punës, Ballkani mirëpret idenë shqiptare

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i ka kërkuar homologëve të rajonit dhe Ballkanit të "rrëzojnë" kufinjtë të paktën për punësimin e të rinjëve.Në Tiranë u mbajt një tryezë për çështje e punësimit dhe arsimit ku morën pjesë Ministria e Punës dhe Arsimit nga vendet e rajonit dhe Ballkanit, të cilët mbështetën idenë e krijimit të një tregu të përbashkët pune dhe arsimi profesional.Ndërkohë sipas një raporti të BE, çuditërisht Shqipëria kë një nivel më të ulët të papunësisë së të rinjve në rajon.Referuar shifrave, Shqipëria ka një papunësi të të rinjve prej 26%, Mali i Zi 41%, Serbia 46% dhe 54% ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka një papunësi prej 57%.Por në fakt ky raport i referohet të rinjëve pasi mbarojnë Universitetin, ndërkohë që Shqipëria ka një përqidje të lartë të të papunëve tek të 40-at.Po ashtu raporti i referohet papunësisë së qyteteve, duke mos llogaritur papunësinë në fshatra, e cila është shqetësuese.