Azil në BE, EUROSTAT: Shqiptarët të dytët, 8 mijë kërkesa për 6 muaj

Tendenca është në ulje, por azilkërkuesit shqiptare mbeten një problem për 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.Të dhënat e fundit të zyrës Europiane të Statistikave, EUROSTAT I vendosin shqiptarët të dytët në rajon. Sipas EUROSTAT gjatë tre mujorit të dytë janë 3 915 shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e unionit duke e çuar në 8 305 numrin e përgjithshëm gjatë 6 muajve të parë të vitit 2014.Në renditjen për rajonin, vendi ynë renditet pas Serbisë që mbetet në krye të listave për azilkërkuesit 10 585 kërkesa në 6 muaj, ndërsa më të paktë janë azilantët nga Maqedonia, vetëm 4280 dhe 2 460 nga Kosova.Sipas Zyrës Europiane të Statistikave, numri i azilkërkuesve është rritur në tremujorin e dytë për 22%, ndërsa në krye të listës me 142 vende nga kanë ardhur azilkërkuesit qëndrojnë sirianët, eritreasit dhe afganët.Raporti I EUROSTAT ka rikonfirmuar se Gjermania, Suedia, Franca dhe Italia mbeten destinacionet e preferuara të emigrantëve që kërkojnë azil në bashkimin Europian.

Raporti i EUROSTAT për azilkërkuesit