Arrestimi i Kastratit, Gjana: Majtistët janë mësuar t'i burgosin shkodranët

Tiranë – Arrestimi i ish-Drejtorit të ALUIZNI-t në Shkodër, Besnik Kastratit për shpërdorim detyre, pas protestave të PD-së, është komentuar në rrjetet sociale nga shumë përkrahës të tij, që këmbëngulin në arrestimin “politik”. Por një prej mbështetësve të Kastratit, ish-deputeti demokrat Jemin Gjana, shkon edhe më tej duke e konsideruar arrestimin edhe me bazë krahinore. Sipas tij “Shkodrës, majtistët e hershëm e të vonshëm të këtij vendi janë mësuar t’ia burgosin me shumicë djemtë”.Në një postim në FB, Jemin Gjana shprehet: “E kam njohur Besnik Kastratin, njeriun që me aq bujë e arrestuan në Shkodër, për një kohë të gjatë.Të gjitha ndodhin dhe drejtësia le ta thotë fjalën e saj, por bindja ime është se ai ka qënë një nga zyrtarët korrektë në qeverisjen e demokratëve.E kam nje pyetje: Për çfarë e për kë e ka cenuar, nëse e ka cenuar ligjin, Besnik Kastrati te ALUIZNI për 4 a 5 muaj punë, ndërkohë që ka drejtuar procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave atje dhe për pronat e familjes se vet nuk ka firmosur e ndikuar, por ka pritur si të shumtët korrektë, veprimin e ligjit. Shkodrës, majtistët e hershëm e të vonshëm të këtij vendi janë mësuar t’ia burgosin me shumicë djemtë, po me flet bindja ime se Beso e ka dhe do ta fitojë pafajësinë...Sa për koka turku, ato prodhohen lehtësisht në çdo kohë.”Mendimin e Gjanës e ka mbështetur edhe kreu i “Lëvizjes Dhjetor ‘99”, Bislim Ahmetaj. “Ndaj të njejtin opinion me ju zoti Gjana dhe Bushati. Kam gati 20 vjet që e njoh Besnik Kastratin, veç si djalë të mirë e korrekt në gjithçka. Uroj që sa më shpejt të fitoj pafajësinë.”ar.sh/Oranews.tv