Vlorë, u vetëdogj me benzinë, ndërron jetë në spital 47-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 47-vjeçari, i cili ishte vetëdjegur me lëndë djegëse një ditë më aprë.Policia e këtij qyteti bën me dije se është ndarë nga jeta shtetasi Fatmir Hysi, pavarësisht përpjekjes së bluzave të bardha për ti dhënë ndihmën mjekësore.47-vjeçari është vetëdjegur ditën e djeshme me lëndë djegëse, akt ky që ka rezultuar fatal, pasi Hysi kishte djegie në mbi 90 % të trupit.Nga hetimet para-prake të bluve të Vlorës rezulton se Hysi është vetëdjegur pasi ka lidhur veten, ndërsa dyshohet se 47-vjeçari prej kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.