Krim në familje në Elbasan, babai ekzekuton me armë djalin dhe nusen

Krimi në familje trondit sërish vendin. Mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit një baba ka ekzekutuar me armë zjarri djalin dhe nusen e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë pranë qendrës së qytetit, ku shtetasi Engjo Llucaj 65 vjec ka vrarë me automatik Sokol Llucajn, 27 vjeç dhe Xhulia Poltafieri, 24 vjeçe, kjo e fundit me shtetësi italiane.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, nga ku paraprakisht bëjne me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një një konflikti në familje. Nga dëshmitë e mbledhura nga familjarët mësohet se 27-vjeçari Sokol Llucaj ishte kthyer prej një viti nga Italia dhe gjatë kësaj kohe kishte pasur konflikte të vazhdueshme me të atin, pasi ushtronte dhunë sistematike ndaj tij.Nga ana e bluve vijojnë hetimet për hedhjen dritë mbi ngjarjen e rëndë që la si bilanc dy të vdekur, ndërsa kanë vënë në pranga autorin e vrasjes së dyfishtë Engjo Llucaj.