Pretenca për të akuzuarit e “21 janarit”, Shehu thirrje drejtësisë për balancë në gjykime
Në tentativë për të mos marrë rolin e gjykatësit, deputeti demokrat Tritan Shehu nuk ka kursyer konsiderata të karakterit moralo-politik lidhur me pretencën e sotme të Prokurorisë ndaj të akuzuarve për ngjarjen e 21 janarit. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Shehu edhe pse e vlerësoi si një proces në vazhdim, i bëri thirrje drejtësisë të jetë e balancuar në gjykimet dhe hetimet, në mënyrë që mendimet e saj të vlejnë për të forcuar demokracinë dhe drejtësinë në vend. Sipas zotit. Shehu një drejtësi që të jetë efikase s’mund të gjykojë vetëm ata që mbrojtën institucionet, pa gjykuar ata që i sulmuan ato.“E kam ndjekur çështjen, s’dua të jap konsiderata konkrete se nuk jam gjykatës dhe prokuror dhe së dyti është një proces në vazhdim. Dua të jap konsiderata të tjera që kanë brenda elementë morale. Një drejtësi që të jetë efikase duhet të jetë drejtësi e balancuar, gjithpërfshirëse në gjykimin e një ngjarje kaq të ndërlikuar, s’mund të gjykohen vetëm ata që mbrojtën institucionet pa gjykuar ata që sulmuan institucionet, ata që kërkuan të ndërtojnë një skenar që synonte përsëritjen e skenarit të ’97 për marrjen me dhunë të pushtetit dhe të paralajmëruar përpara nga lideri i opozitës dhe drejtues të tjerë të saj. Në radhë të parë do përmend kryetarin e opozitës,drejtues të tjerë të opozitës dhe institucioneve që me veprimet apo mosveprimet e tyre cuan në këtë ngjarje kaq të rëndë , e cila për pak desh u bë shkak i një orteku që do shkatërronte rendin kushtetues në vend.I bëj thirrje drejtësisë të jetë e balancuar në gjykimet, hetimet, në mënyrë që mendimet e saj të vlejnë për të forcuar demokracinë dhe drejtësinë në vend”tha ai.E ndërsa e hëna e javës që vjen pritet të sjellë në Tiranë Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle, Shehu mbetet skeptik lidhur me mundësinë e gjetjes së një zgjidhje për votimin e tre ligjeve, kusht për marrjen e statusit kandidat në BE.“Ne kemi humbur disa shanse që nga 2009. Opozita doli nga shinat institucionale dhe mori përsipër politika të rrugës, që arriti kulmin e agresionit të saj në 21 janar, e që vazhdoi me qëndrime të tejra për tu përmbyllur me qëndrimin më të fundit, bllokimin e tre ligjeve, duke marrë mbi vete një përgjegjësi të madhe morale dhe politike. Normalisht nuk kishte pse të ishte mision i vështirë, kemi miratuar shumë gjëra me opozitën. Është një qëndrim paradoksal i opozitës, e kam vështirë të bëj parashikime, opozita ka qenë e paparashikueshme në qëndrimet e saj. Shpresoj që Fule të influencojë pozitivisht, por është e vështirë, në shqipëri ishte Clinton që bëri thirrje qartësisht për këtë gjë dhe prap Rama qëndron në pozicionin e tij. Të shpresojmë.Të gjithë e dinë se janë vetëm tre ligje, këtë e kanë thënë ndërkombëtarët, kushdo që kërkon të shtojë nga vetja elementë të tjerë nuk di c’të them. Është një qëndrim krejtësisht i opozitës që bllokon këtë proces. Të gjitha do kenë një kosto të rëndë elektorale për PS, nuk them se do forcohet fitorja jonë, pasi ajo varet nga ajo c’kemi bërë ne për vendin”u shpreh Shehu.Deputeti demokrat ka lëshuar akuza të forta edhe në drejtim të komisionerëve të PS në KQZ, të cilët sipas tij përmes bllokimit të cështjes së shpërndarjes së mandateve kërkuan të minojnë procesin zgjedhor. Pas gjithë këtij “komploti” sipas tij fshihet kreu i PS, e që në gjykimin e Shehut po ndërton alibinë e humbjes së 23 qershorit.“ Zgjidhjen aktuale për shpërndarjen e mandateve nuk e zgjodhëm ne, ishte zgjedhje e imponuar si pasojë e mungesës së aftësisë së KQZ për të zgjidhur cështjen brenda afatit. Kuvendi detyrohet të involvojë për të zgjidhur situatën, por pa marrë mbi vete rolin e KQZ, po imvolvon ndarjen e fundit të KQZ, atë të 2009. Tre komisionerët e opozitës nuk kryejnë funksionet e tyre në përputhje me ligjin, kërkuan të minojnë procesin.PS e ka të qartë se 23 qershori është humbje për të, sondazhet e thonë qartë. Qëndrimi i tyre ka qenë i tillë që meritojnë ndëshkimin më 23 qershor, Rama po kërkon alibi për humbjen, duke krijuar elementë artificialë të këtij lloji” deklaroi ai. Deputeti Shehu ka komentuar edhe përqëndrimin e retorikës politike në akuza familjare.“Padyshim, nuk është etike, s’është e mirë dhe stregon vizion.Është strategji e opozitës për të tërhequr vëmendjen nga problemet e saj.Kërkon të njollosë personalitete dhe familjarë për të krijuar mjegullnajë edhe nga problemet e brendshme që ka brenda parties” tha më tej ai.PD shkon në zgjedhjet parlamentare me synimin për të krijuar një front sa më të madh, që sic shprehet Shehu, duke mos nënvlerësuar asnjë votë qytetari. Ndërsa deklaroi se elemtët e programit të PS lidhen me elementë dhe vizione të viteve ’80, ai tha se PD do dalë me programin dhe kandidaturat më të mira përballë elektoratit shqiptar në këto zgjedhje.“Është normale që cdo parti që futet në një proces zgjedhor kërkon të zgjerojë sa më shumë frontin e saj, të mbledhë sa më shumë aleatë, të mbledhë sa më shumë vota. Duhet kërkuar mbështetja dhe vota e cdo qytetari të Shqipërisë pa nënvlerësuar asnjë. Do kërkojmë që atë që kemi realizuar ta zgjerojmë dhe forcojmë akoma më shumë në të ardhmen me këto ritme zhvillimi në të gjitha fushat. Populli me 23 qershor do të tregojë me votën e tij që di të vlerësojnë atë që zhvillon vendin dhe di të ndëshkojë atë që punon në kundërshim me interesat e kombit. PD do dalë me programin më të mirë por edhe me kandidatët më të mirë. Elemtët e programit të PS lidhen me elementë dhe vizione të viteve ’80, nuk ke çfarë merr prej saj.