Korçë, rinisin kërkimet në lumin Devoll për 54-vjeçaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2013, 09:26
Rinisin kërkimet në lumin Devoll për gjetjen e trupit të 54-vjeçares Diana Xhomaqi, e cila rezulton e humbur që prej 26 ditësh.Polumbarë të RENEA-s dhe forca të ushtrisë dhe të policisë kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimet në lumin Devoll, te “Ura e Maliqit” ku dushohet se 54-vjeçarja ka rënë aksidentalisht në lumë.Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe familjarët e 54-vjeçares të cilët theksojnë se ajo nuk vuante nga asnjë sëmundje.Diana Xhomaqi rezulton e zhdukur që nga data 5 Janar 2013 ndërsa dyshimet e policisë janë se ajo mund të ketë rënë aksidentalisht në ujrat e lumit Devoll.