MB reagon mbi akuzat e PS: Rama baltë mbi policinë, do vijojë misioni i saj fisnik
Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me akuzat e kreut të PS-së Edi Rama gjatë takimit të stij me policët në lirim. Në një deklaratë për mediat zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Leonard Olli tha se z. Rama, sërish cënoi rëndë dinjitetin profesional dhe njerëzor punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe hodhi baltë mbi kontributin e çmuar, asistencën e vashdueshme të partnerëve tanë euroatlantikë për forcimin dhe konsolidimin e organizatës, që e kanë vlerësuar si një partnere dinjitoze të homologeve të tyre.“Në vazhdën e përpjekjeve të dëshpëruara për të intimiduar dhe demotivuar Policinë e Shtetit kryesocialisti Rama kutirisi sot rreth të ashtuquajturës platformë të tij për Policinë e Shtetit. Z. Rama, duke patur në krah Gramoz Ruçin dhe Luiza Xhuvanin, shpalosi modelin e fëmijëve të tyre, si shembull të motivimit të policisë në luftën kundër krimit dhe si fytyrën e re të Rilindjes së Policisë. Z. Rama mashtroi paturpësisht për nivelin e rrogave të efektivave të policisë, duke fshehur realitetin. Kur Partia Socialiste qeveriste, rroga e punonjësit të policisë në nivel zbatues ishte 31.500 lekë. Ai premtoi se nuk do ketë rroga nën 50. 000 mijë lekë, ndërkohë që nuk e ka idenë se, sot kjo qeveri ka vendosur me kohë minimum të pagës, në nivel zbatues, 52.400 lekë. Ky është realiteti. Z. Rama, sërish cënoi rëndë dinjitetin profesional dhe njerëzor punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe hodhi baltë mbi kontributin e çmuar, asistencën e vashdueshme të partnerëve tanë euroatlantikë për forcimin dhe konsolidimin e organizatës, që e kanë vlerësuar si një partnere dinjitoze të homologeve të tyre. Ai sërish shfryu dufin dhe vrerin primitiv ndaj figurës së punonjësit të policisë, duke i paraqitur si të paarsimuar, ndërkohë që Policia sot ka shkallën më të lartë të profesionalizmit. Akuzat e ulëta ndaj Policisë së Shtetit, nuk mund të mbulojnë politikën anti-integruese dhe bllokuese të z. Rama, tashmë i kryqëzuar edhe personalisht nga faktori ndërkombëtar” tha ai.Olli theksoi se Rama gënjeu sërish kur tha se efektiva të policisë po kërkojnë të largohen nga radhët e organizatës. E vërteta është krejt ndryshe. Sot më shumë se kurrë ka kërkesa pa fund për ripranim në radhët e Policisë dhe po kështu për rekrutime të reja.“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë treguar dhe do të vijojnë të tregojnë përkujdesje maksimale për të gjithë familjet e dëshmorëve të Policisë, duke i mbështetur financiarisht sipas ligjeve që ka miratuar kjo mazhorancë, edukimin dhe arsimimin e plotë të fëmijëve të tyre dhe integrimin e tyre në shoqëri, në shenjë respekti të thellë për aktin sublim të familjarëve të tyre. Kjo është e vërteta” u shpreh Olli.Në përfundim zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Leonard Olli i bëri me dije Kryesocialistit që duhet të harrojë se shqiptarët do t’i japin mundësinë që të implementojë në Policinë e Shtetit, modelin e policisë së tij bashkiake, të mbushur me banditë dhe elementë të inkriminuar. Këtij modeli, vota e 8 majit i dha një refuzim kategorik.“Me këtë politikë përbaltjeje, shpifjeje dhe trillimi, modeli i tij do të marrë sërish përgjigjen që meriton më 23 qershor. Shqiptarët kuptuan se platforma e z. Rama është ajo e shkatërrimit të standardeve dhe rrënimit të strukturave të konsoliduara të Policisë.Policia e shtetit do të vazhdojë të ushtrojë detyrën në lartësinë e kërkuar nga ligji. Ajo do të vijojë kryerjen e misionit të saj fisnik në ruajtje të jetës dhe pronës së qytetarit, në forcimin e vazhdueshëm të rendit dhe sigurisë, me integritet profesional dhe moral.Në misionin e saj, Policia e Shtetit ka dhe do të ketë mbështetjen pa rezerva të qeverisë, gjithë institucioneve të shtetit dhe mirënjohjen e komunitetit, do apo nuk do zoti Rama dhe shpura e tij” përfundoi ai.