Berisha pret homologun e Bosnje Hercegovinës: Bashkëpunim në turizëm, agrobiznes, energji
Në kuadër të vizitës së tij dyditore në vendin tonë, Kryeministri i Federatës së Bosnje Hercegovinës, Nermin Niksiç e ka nisur vizitën e tij me takimin me homologun shqiptar, Kryeministrin Berisha.Në përfundim të bisedimeve dypalëshe, Berisha dhe Kryeministri Niksiç në një konferencë për mediat vlerësuan impaktin pozitiv të kësaj vizite, në kuadër të forcimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.Kreu i qeverisë shqiptare ndërsa garantoi mbështetjen ndaj Bosnje Hercegovinës në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO, u shpreh se Shqipëria mbështet po ashtu integritetin territorial të saj, si një faktor madhor për paqen dhe stabilitetin në rajon.“Dy vendet tona kanë një petencial të madh bashkëpunimi në të gjitha fushat. Shqipëria mbështet përpjekjet dhe aspiratat e Bosnje Hercegovinës për bashkëpunimin dhe atëraësimin e saj në Aleancën e Atlantikut. Të dyja vendet ndajnë përpjekjet e përbashkëta për anëtarësim në BE.Shqipëria mbështet integritetin territorial të B e H, si një faktor madhor për paqen dhe stabilitetin, vlerëson rolin e saj në bashkëpunimin rajonal” tha ai.Më tej Berisha ka specifikuar edhe fushat në të cilat është parë e arsyeshme mes dy homologëve për bashkëpunim.“Turizmi, agrobiznesi, energjia paraqesin realisht mundësi shumë të mëdha bashkëpunimi mes dy vendeve. Prej shekujsh në B e H ka një prani shqiptare që është e respektuar, në Shqipëri ekziston një pakicë boshnjake e vendosur në Shqipërinë e mesme dhe që gëzon të gjitha të drejtat. Diskutuam mbi vlerësimin më të madh të dy vendeve tona për bashkëpunim dhe plotësimin e kuadrit ligjor” theksoi Berisha.Nga ana tjetër Kryeministri i Federatës së Bosnje Hercegovinës, Nermin Niksiç falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen shtetërore ndaj tij,ndërsa shtoi se kjo klimë miqësore dhe bashkëpunimi mes dy vendeve nxit më tepër zgjerimin e marrëdhënieve në fusha specifike.