Përfshihet nga flakët një banesë private në kryeqytet, ngjarja pranë gjimnazit "Partizani"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2013, 18:47
Një banesë dy katëshe në kryeqytet është përshirë mbrëmjen e sottme nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në një banesë private ngjitur me gjimnazin"Partizani".Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e plotë të tij. Ndërkaq nuk ka ende detaje lidhur me shkaqet apo dëmet materiale që kanë ardhur prej zjarrit.