Mistreci.com thotë se AKEP i bllokoi, por faqja vazhdon të jetë e hapur

Tirane- Mistreci. com, faqja online, e cila ofronte filma të huaj me titra shqip njoftonte mbrëmë se është bllokuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri (AKEP) së bashku me 35 faqe të tjera të cilat publikojnë filma.Ky vendimi i AKEP është bërë i ditur nga administratorët e kësaj faqe të cilët përmes një postimi në profilin e tyre në facebook.Pas publikimit të postimit faqja u bllokua për disa orë por sot në mëngjes ajo hapej normalisht.Administratorët e Mistreci.com e quajtën vendimin jo ligjor dhe sqaruar se “çdo video e vendosur në faqen tonë është e hostuar diku tjetër; ne thjesht vendosim link-un ose kodin e integruar, pra njëlloj si të vendosim një video nga Youtube. ““Na vjen vërtet keq që një institucion shqiptar vendos të bllokojë vetëm faqet shqiptare, ndërsa faqe të huaja që ekzistojnë prej më shumë se 10 vjetësh vazhdojnë të jenë të pabllokuara.Na vjen keq gjithashtu për faktin që ndër Top 100 faqet më të klikuara dhe të pabllokuara në Shqipëri vazhdojnë të jenë faqe të tjera me filma për të rritur. Përveç kësaj, duhet pasur parasysh që me një kërkim të thjeshtë në motorin e kërkimit Google shfaqet çdo lloj përmbajtjeje “e jashtëligjshme” sipas kritereve të AKEP.Kërkesa e AKEP nuk bazohet në asnjë vendim gjykate, por në një kërkesë të dyshimtë dhe aspak transparente të grupeve të interesit" shkruhet në sqarimin e Mistrecit.   mistrec