Të relaksohesh në qindra metra lartësi mbi Alpet italiane

Ah, nuk ka asgjë më relaksuese se sa një shtrat i varur, ku era të fishkëllen nëpër flokë, qindra metra në ajër. Prit ... në ajër? Po, kjo ishte skena e realizuar për këtë vit në Festvalin Ndërkombëtar “Highline” në Alpet italiane.Një eveniment që mbledh bashkë nga gjithë bota, ata që kërkojnë adrenalinë dhe emocione të pafundme. Ata jetojnë, ecin, vallëzojnë litarët të cilët lidhin bjeshkët e këtyre alpeve,luajnë me kitarë, madje bëjnë edhe flluska në ajër, duke i dhënë njerëzve një shanc argëtimi. Këtë radhë takimi u realizua në malet e Monte Piana, në Italinë Veri-lindore.