PD nuk njeh procesin për AMA, Boci: Do ta çojmë në Kushtetuese

Tiranë- Opozita nuk e njeh procesin e ndërmarrë nga mazhoranca për zgjedhjen e anëtarëve të AMA-s. Luçiano Boçi, deputeti i PD dhe anëtar i Komisionit të Medias, thotë se mazhoranca është në shkelje të ligjit pasi ka ndërmarrë procedurat në mungesë të opozitës dhe duke shkelur radhën.Në Tonight Ilva Tare, Boçi tha se kandidatët për antëtarë mund të ankimojnë vendimin në gjykatën administrative, ndërsa paralajmëroi ankimim të PD-së në Kushtetuese.“ Ligji e përcakton qartë në nenin 9 se procedura e zgjedhjes është procedurë negacioni e krahëve që mbështesin ose jo një kandidaturë të caktuar. Fillon mazhoranca e para që heq një emër dhe është radha e opozitës për tu shprehur negativisht për një emër. Ligji është bërë që në fund fare të sigurohet një mbetje shumë profesionale. Unë kërkoj të heq më partiakun dhe anasjelltas. Për rastin e radhës, radha është kapërcyer. Ky proces është antiligjor, nuk mund të nisë pa prezencën e opozitës. Ligji është konsensual dhe produkti duhet të jetë i tillë.Po zhvillohet një aventurë ligjore, nuk janë argument emergjencat. Janë dy vendime përjashtuese, i pari për Marjana Çelon dhe i dyti për Zhaklina Peton. Është prishur radha, ligji përcakton një nga mazhoranca dhe një nga opozita. Sot janë hequr dy nga mazhoranca. Si i bie që ne duhet të heqim dy? Po ligji e thotë një edhe sikur të jemi brenda aq më keq që jemi jashtë. Lista është e përbashkët. Kemi kërkuar konsensus. Ne nuk e njohim, por edhe kandidatët e tjerë kanë të drejtë të ankimojnë në gjykatën administratve pa dalë tek ankimimi në gjykatën Kushtetuese ku do të ankimojmë dhe ne”.89Në të tillë situatë, Boçi thotë se mazhoranca mund të shkojë deri aty sa të ndryshojë ligjin.“Frika ime është që përballë kësaj emergjence dhe moszbatimi të ligjit pasi mungon opozita mazhoranca mund të kërkojë dhe ndërrimin e ligjit ku është investuar 10 vjet. Dhe ky ligj si shumë të tjera konsiderohen si ndërtime pa leje”.Nëse opozita duhet të ishte bërë pjesë e Komisionit të Medias, Boçi thotë se kjo nuk është e vetmja çështje e ndjeshme sa të justifikonte prishjen e vendimit politik për bojkot.“Çështja është e ndjeshme, por jo vetmja.Parlamenti është integral, nuk është parcial. Nëse ka një vendim politik të grupit parlamentar të PD për bojkot është i detyrueshëm për tu realizuar në të gjitha nivelet e komisioneve ku aderojmë.Kundërshtia jonë ka qenë parimore. Ne kemi një letër të hapur nga përfaqësuesit e mazhorancës ku shprehet një shqetësim për të sistemuar autoritetin e mediave. Kanë qenë pikërisht përfaqësuesit e mazhorancës që kanë penguar formatimin e trupës së AMA. Ka qenë me katër anëtarë kur kemi nisur debatin, duheshin 5.Mazhoranca është përqëndruar në luftën ndaj kryetares së autoritetit dhe është investuar që nga dita e parë deri sot për shkarkimin e Endira Bushatit. Për deri sa edhe ligji që zgjedhja e kryetares është veçmas nga anëtarët e AMA-s, ne mund të ishim fokusuar në këtë pikë. Por kjo çështje nuk u mor në konsideratë nga mazhoranca. Nuk është përplasje emrash, është çështje parimore.Synohet që autoriteti të jetë jashtë ndikimit të politikës, kërkojmë që autoriteti të jetë i pavarur në funksionimin e tij. Pavarësisht se Bushati në marrjen e mandatit ishte votuar nga opozita aktuale dhe për shkak të dryshimeve të raporteve nuk ka argument që drejtuesi i AMA-s të jetë i mbështetur nga mazhoranca sepse prishet pavarësia”.Deputeti demokrat thotë se një situatë e tillë e krijuar në këtë institucion po kushton në xhepat e qytetarëve.“Nga dëmet që i sjell publikut gjendja është më e agravuar. Pasi sot shqiptarët janë ata njerëz që krahasuar me rajonin e blejnë këtë lloj shërbimi më shtrenjtë. Rregullimi i kësaj situate, futja në rrugë ligjore e medias përmes autoritetit do bënte të mundur edhe konkurencën në treg dhe ky çmim që sot ka kapur majat do ishte i pranueshëm për qytetarët. Jo të gjithë e kanë luksin për të blerë një dekoder të një kompanie të caktuar dhe të shijojnë programin e saj.Për piraterinë nuk është AMA përgjegjëse, por zyra për mbrojtjen e të drejtave të autorit. Edhe akuza për pezullimin e Kryetares ka qenë pirateria. Dhe çështja e pezullimit është në hetim, është kërkuar afat tjetër 3 mujor për pezullim, është bërë me qëllime të caktuara për të penguar funksionimin e këtij autoriteti nga ata që ne i kemi paracaktuar si politikë në bashkëpunim me klientët”.“Brenda këtyre 4-5 muajve të fundit vetëm në Tiranë kemi daljen në qarkullim të një radioje pa licensë, daljen në qarkullim të disa televizioneve kabllore në rrethe, shtim të piraterisë televizive, një lloj shkrehje të detyrimeve që kanë operatorët radiotelevizivë për të paguar detyrimet ndaj shtetit, ndaj Autoritetit”tha anëtari i AMA-s, Zylyftar Bregu.Sipas tij institucioni ku është anëtar që në 2010 është në një kolaps total. Nëse ka një përplasje politike mes palëve, Bregu thotë se kjo tezë vlen sa i përket zgjedhjes së Kryetarit.50“Që kur jam zgjedhur anëtar në 2010, AMA nuk e ka pasur të plotë trupën e saj, kemi qenë 6 pastaj u bënë 5, 4 dhe që nga prilli i këtij viti nuk jemi mbledhur më sepse ne nuk bëjmë dot kuorumin.Vendimi i parë i gjykatës për shkak të një hetimi e ndalon kryetaren e AMA të futet në zyrë dhe kjo krijon një kolaps total të institucionit sepse edhe nënkryetari që ishte ka dhënë dorëheqjen.Që nga periudha maj-qershor institucioni është në kolaps.Mazhoranca e sotme, opozita e djeshme, për vendimet e saj politike nuk i kishte sjellë anëtarët e saj. Pyetja se kush tenton të kapë AMA, mund të ketë vlerë për Kryetarin. Procesi duhet shtyrë pasi institucioni është në kolaps. Rruga nga sot deri tek dixhitalizimi është goxha e gjatë. Politika shqiptare duhet të marrë një vendim dhe se çfarë do të ndodhë me dekoderat”.Ndërsa për ekspertin ligjor të medias, Idar Bistri, analiza e vendimarrjes politike duhet të jetë shumë më të thellë sesa numrat dhe emrat.“Një trupë kolegjiale që nuk ka kuorum nuk mund të marrë vendimarrje apo të prodhojë një sistem rregullimi për tregun që është. Në analizën e vendimarrjes politike duhet të jemi shumë më të thellë sesa numrat dhe emrat, por çfarë prodhon një autoritet rregullator në treg në nivele afatgjata. Po flasim për një proces si dixhitalizimi, proces të cilin e kemi nisur të parët në Ballkan por me iniciativë private dhe sot pas shumë vitesh jemi të fundit.Kjo situatë nuk është krijuar nga ky bllokim disamujor, është situatë e krijuar nga shumë faktorë. Edhe vendimarrja në Kuvend, edhe politika dhe aktorët e interesit duhet të gjejnë një gjuhë më teknike për të prodhuar zgjedhje. Sepse një autoritet rregullator që nuk prodhon zgjedhje është i kotë që funksionon si të jetë me kuorum, si pa të”.Nëse problemi qëndron tek ligji, Bistri si hartues i tij ka këtë përgjigje:“Gjithmonë është vënë në dukje kjo lloj aleance jo transparente midis atyre që posedojnë aksione të medias. Dhe kjo është përgjigjia që mund ta verifikojë gjithkush. Kjo ka prodhuar një dispozitë që po nga palët vihet në dyshim dhe krijon problem.Duhet të ketë një analizë të thellë që nga nisja e procesit dhe për këtë mungesë të autoritetit rregullator në terren. Në një deklaratë vjet AMA deklaronte se nuk kontrollonte 80% të tregut”.Nga ana tjetër Boçi i qëndron fort faktit se ligji i hartuar është shumë i mirë pasi detyron konsensus politik. Ndërsa sa i përket procesit të dixhitalizimit, ai deklaron se është mazhoranca që nuk ka vullnet për ta shtyrë përpara.“Ligji është shumë i mirë pasi është ky ligj që dikton konsensus politik.Po e provon sot me këtë lloj arbitrariteti të mazhorancës, që nuk mund ta çojë deri në fund. Pasi ky ligj kërkon konsensus. Mazhoranca u investua vetëm në shkarkimin e kryetares së AMA dhe nuk ishte e interesuar për procesin e dixhitalizimit që ka një afat qershori i 2015. Procesi është pezulluar me një vendim gjykate.Ligji 2013 parashikonte se tre muaj pas aprovimit të ligjit të nisnim procedurat e licensimit të operatorëve për rrjetet numerike, për kalimin në transmetimet numerike.Ka nisur procedura konsultuese me operatorët dhe u bojkotua nga operatorë të caktuar madje u ankimua në gjykatë. Dhe procesi është pezull në gjykatë jo për shkak të numrave të AMA-s, por për mungesë të kësaj mazhorance për të shtyrë përpara procesin e dixhitalizimit, që është dhe thembra e Akilit e punës së AMA.Sipas marrëveshjes janë përcaktuar 5 rrjete frekuencore për Shqipërinë, ka kërkesë për 7. Dy i janë dhënë TVSH dhe tre fitohen nga operatorët privatë. Në rregulloren e përcaktuar mund të penalizohen dhe operatorë që ndoshta janë më të fuqishëm se të tjerët, kanë parakaluar dhe ligjin por kjo nuk do të thotë që për hir të kësaj duhet të ndikojnë në frenimin ndarjeve frekuencore.Qëndrimi është të mbrohet televizioni publik”.Ndiqni të plotë emisionin "Tonight Ilva Tare"