Taksa e Pronës, 1 milion stërlina taksa më shumë për Mbretëreshën Elisabeta

Mbretëresha Elizabeta II mund të detyrohet të paguajë një faturë prej 1 milionë stërlinash çdo vit, nëse hyn në fuqi ligji i ri për taksën e pronës, propozuar nga laburistët.Ligji i ri, nëse aprovohet, do të rrisë taksat e pronësisë për të gjithë ata që zotërojnë një shtëpi me vlerë mbi 2 milionë stërlina, ku çdo shumë mbi këtë vlerë do të taksohet me 1%. Sigurisht që Pallati i Bakingamit nuk do të taksohet, pasi teknikisht është në pronësi të shtetit, por kështjella Balmoral në Skoci dhe Vila në Sandringam, do ta rrisnin ndjeshëm faturën e Mbretëreshës.Kështjella në Balmoral është vlerësuar më shumë se 50 milionë stërlina, po aq sa vila në Sandringam. Laburistët ende nuk i kanë bërë të ditura të gjitha detajet e projektligjit, por pretendojnë se ai do të sjellë në arkat e shtetit 1,3 miliardë stërlina më shumë në vit.Shumë deputetë e kanë kritikuar nismën pasi thonë se ai rëndon padrejtësisht Londrën, ku vlera e pasurive të patundshme është më e lartë se sa në qytetet e tjera. Në fakt, nga të gjithë pronat me vlerë mbi 2 milionë stërlina, 96% ndodhen në Londër ose në juglindje të Anglisë. Princi Ulliam dhe bashkëshorjtja Kejt, pritet të paguajnë secili nga 10 mijë stërlina për pronën e tyre në Norfolk, një rezidencë 200-vjeçare.