“Aegean” mashtron pasagjerët e tranzitit, pagesë ekstra për bagazhet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2014, 16:28
Pasagjerët e linjës tranzit Tiranë-Athinë-Riad,me destinacion Melburnin të cilët po udhëtonin me kompanin “Aegean Airlines” kanë denoncuar pasi kompania me të cilën ata udhëtojnë i ka mashtruar, duke i kërkuar pagesë shtesë për pagazhet e përcaktuara në biletë.Sipas pasagjerëve, në biletë përcaktohet pesha e bagazheve që është 30 kilogramë, ndërsa kompania nuk i lejon më shumë se 23 kilogramë.Ky incident i ka gjetur pasagjerët me destinacion Melburnin të papërgatitur pasi u është kërkuar pagesë shtesë ose të boshatisin valixhet në aeroport.Ndërkohë që stafi i kësaj kompani në mënyrë që të përpiqej të gjente një zgjidhje është sjellë në mënyrë arrogante me qytetarët që kanë paguar për të fluturuar drejt Australisë.ex/oranews.tv/