Histori emigrantësh në Gjermani, “S’mund të hesht” te “Marubi”
Tiranë- "Mos Hesht" është slogani i edicionit të nëntë i Festivalit për të Drejtat e Njeriut.Pikërisht me këtë temë është edhe dokumentari "Cant be silent" apo "S’mund të hesht në udhëtim me refugjatët", i cili hedh dritë mbi kushtet e jetesës së azilkërkuesve në Gjermani."S’mund të hesht" ka protagonistë disa muzikantë të ardhur nga Afrika, Ballkani, Afganistani dhe Irani, të cilët që nga maji i 2012 janë në turne nëpër Gjermani me kompozitorin Heinz Ratz dhe bandën e tij.Për regjisoren, Julia Oelkers, dokumentari ka vetëm një mesazh.Shtatë është numri i muzikantëve në dokumentar, të cilët janë azilkërkues.Olga Aka LilOljay është një ndër reperet dhe personazhet e filmit, e cila tregon një pjesë të historisë së tij.Në natën e gjashtë të Festivalit u shfaqen edhe dokumentare të tjerë si: "Ajo vjen në pranverë”, "Hermenautika" , "Prona e Kombit" , "Faji brenda robotit autonom" , “Shati" si dhe "Rrëfime nga tregëtia e organeve".