Ish-Ministrat e Berishës reflektojnë për gabimet e qeverisjes së tyre

Tiranë - Ish-Ministrat e Sali Berishës duket se e kanë kuptuar mesazhin e liderit të ri të PD-së, Lulzim Bashës në Kuvendin Kombëtar. Pothuajse njëzeri disa prej tyre, pyetjes nëse duhet reflektim për atë që u bë gabim në qeverisjen e shkuar, iu përgjigjën pozitivisht.Ish-Ministri i Arsimit, Genc Pollo: "Pa dyshim që të gjithë jemi nga pak dhe të gjithë duhet të bëjmë atë që na takon me qëllim që PD-ja të shkojë aty ku duhet të jetë."Ish-Ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi: Ne që kishim përgjegjësi ekzekutivi, ishim  përfaqësues, ndiejmë një përgjegjësi shumë më të madhe ndaj mendoj që duhej të theksohej ky element."Ish Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami: Shumë mirë, shumë mirë, padyshim."Ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi: Të gjithë ata, përfshirë edhe mua, që kanë pasur poste drejtuese, që janë marrë me drejtimin e fushatave, me drejtimin e qeverisjes, kanë përgjegjësi një më një. Dhe këtu nuk ka asnjë dyshim për gjithkënd, që ka menaxhuar një sektor, ato që tha Kryetari qëndrojnë një më një. Fjalët janë tërësisht të qarta dhe mua më vjen mirë që janë mirëpritur nga të gjithë qytetarët.Në ditën e parë të Kuvendit Kombëtar, kreu i Partisë Demokratike Luzim Basha, u kërkoi falje të gjithë shqiptarëve për zyrtarët që fjetën mbi "dafinat e pushtetit" dhe harruan qytetarët.ministrat e pd(Në foto: Ish-ministrat e Sali Berishës)Oranews.tv