Zbulohet skandali i skrapit në Tatime, 60 mashtrues nën hetim, vodhën 26 mln €

Tiranë – Një rrjet gjigand mashtruesish, 60 vetë në total, i kanë rrëmbyer shtetit 26 milionë euro për biznesin e tyre të skrapit.Nëpërmjet faturave fiktive të TVSH-së, për disa vjet rresht, të fshehur nën maskën e disa firmave, mashtruesit kanë arritur t’u rrëmbejnë të dhënat e identitetit, deri edhe varfanjakëvë dhe romëve, vetëm për të arritur të rimbursoheshin nga shteti me këtë biznes.Prokuroria e përgjithshme ka përfunduar hetimin dhe më 28 shtator njoftoi se do të dërgojë në gjyq, 14 personat e parë dhe 9 firma, që janë:1. Agim Xhika, hetuar me masën arrest në burg2. Josif Kadriaj, hetuar me arrest në burg3. Maltin Lleshi, hetuar me arrest në burg4. Ramiz Veizaj, hetuar me arrest në burg5. Kadri Rama, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)6. Avni Hoxha, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)7. Robert Hoxha, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)8. Gjergji Lami, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi detyrim paraqitje)9. Ilir Allmeta, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)10. Flamur Gjinaj, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)11. Juxhin Zeqaj, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)12. Përparim Zeqaj, hetuar me arrest në burg (më pas, arrest në shtëpi)13. Durim Musa, hetuar me arrest në burg (në mungesë)14. Krenar Mukaj, hetuar me arrest në burg në mungesë, më pas detyrim paraqitjeShoqëri tregtare1. “Aleksi & Ajsi” sh.p.k,2. “Ajsi” sh.p.k3. “Alsima” sh.p.k4. “Hoxha” sh. p. k5. “Xhois - grup” sh.p.k6. “Prokat” sh.p.k7. “Silealb” sh.p.k8. “Musa” sh. p. k9. “Gold plus” sh.p.k,Këto subjekte janë regjistruar si në QKR, ashtu edhe në Tatime, në mënyre fiktive, vetëm për te tërhequr blloqet me fatura TVSH-je dhe përdorimin e këtyre blloqeve, duke lëshuar fatura shitjeje meTVSH fiktive për shitje skrapi për subjektet e Nivelit II.Deklarata e plotë e Prokurorisë së TiranësDërgohen për gjykim për skemë mashtruese me TVSH në vlerën 26 milion euroProkuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dërgon për gjykim 14 shtetas, si edhe 9 kompani private të administruara nga këta shtetas, të akuzuar për përfshirjen në një skemë mashtruese të rimbursimit me TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar). Këta shtetas dhe kompani janë pjesë e parë e një skeme gjigande mashtruese, e cila i ka sjellë shtetit një dëm prej rreth 26 milionë euro. Ata janë marrë me shit-blerjen dhe përpunimin e skrapit,Prokuroria e Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, ka arritur ta zbulojnë plotësisht këtë skemë dhe ndërkohë po përfundon hetimi edhe për pjesën tjetër të të akuzuarve, të cilët, së bashku me të akuzuarit e mësipërm, arrijnë në një total prej rreth 60 shtetasish dhe persona juridikë.Të gjithë këta shtetas dhe persona juridike akuzohen për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i K. Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i K. Penal dhe “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/2 i K. Penal. Ka përfunduar hetimi dhe dërgohen për gjykim shtetasit dhe personat juridikë si më poshtë:SHTETAS1. Agim Xhika, hetuar me masën arrest në burg2. Josif Kadriaj, hetuar me arrest në burg3. Maltin Lleshi, hetuar me arrest në burg4. Ramiz Veizaj, hetuar me arrest në burg5. Kadri Rama, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)6. Avni Hoxha, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)7. Robert Hoxha, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)8. Gjergji Lami, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi detyrim paraqitje)9. Ilir Allmeta, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)10. Flamur Gjinaj, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)11. Juxhin Zeqaj, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)12. Përparim Zeqaj, hetuar me arrest në burg (më pas, arrest në shtëpi)13. Durim Musa, hetuar me arrest në burg (në mungesë)14. Krenar Mukaj, hetuar me arrest në burg në mungesë, më pas detyrim paraqitjePERSONA JURIDIKE (SHOQERI TREGTARE)1. “ALEKSI & AJSI” sh.p.k,2. “AJSI” sh.p.k3. “ALSIMA” sh.p.k4. “HOXHA” sh. p. k5. “XHOIS- GRUP” sh.p.k6. “PROKAT” sh.p.k7. “SILEALB” sh.p.k8. “MUSA” sh. p. k9. “GOLD PLUS” sh.p.k,Hetimi ka nisur bazuar në materialin e referuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe është regjistruar procedim penal për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i K. Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i K. Penal dhe “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/2 i K. Penal.Nga hetimet e deritanishme rezulton se: Subjektet tregtare, të konsideruara të Nivelit II, sasitë e Skrapit i sigurojnë duke e blerë nga shtetas të ndryshëm, nga fitimi i tenderëve të ndryshëm për blerje hekuri për SKRAP (kryesisht nga demontimi i ish fabrikave te ndryshme), apo nga subjekte të tjerë, të cilëtjanë te regjistruar ne QKR dhe ne Sistemin Informatik te Tatimeve, me aktivitet grumbullim e shitje Skrapi.Por, në fakt shumica e subjekteve, të konsideruara të Nivelit III , janë të regjistruar si ne QKR ashtu edhe ne tatime ne mënyre fiktive, vetëm për te tërhequr blloqet me fatura TVSH-je ne Drejtorite Rajonale te Tatimeve, dhe perdorimin e ketyre blloqeve, duke leshuar fatura shitje me TVSH fiktive, per shitje SKRAPI, për subjektet e Nivelit II. Pra, fiktiviteti i faturës qëndron në faktin se është bërë vetëm lëshim i faturës tatimore të shitjes, për efekt te kreditimit te TVSH-së, nga subjektet e nivelit te dyte, pa derguar ne fakt mallin (SKRAPIN). Nisur nga këqyrjet e vendeve te ushtrimit te aktivitetit, deklarimet e shtetasve dhe deklarimet ne sistemin informatik te tatimeve, etj, rezulton se shumica e subjekteve te nivelit te III, jane krijuar nga vete administratoret e subjekteve te nivelit te II, kjo duke shfrytezuar njohjet e tyre me persona me gjendje te rende ekonomike, persona te panjohur ne shoqeri, apo persona qe nuk kane fare dijeni mbi legjislacionin tatimor dhe pasojat qe sjellin këto krijime Niptesh, te cilëve, kundrejt pagesave ne shuma te vogla ju kane marre dokumentacionin personal si pasaporte, karte identiteti etj, dhe me kete dokumentacion kane bere regjistrimet e subjekteve ne QKR e per rrjedhoje dhe ne Tatime, dhe me pas kane terhequr ne Drejtorite Rajonale te Tatimeve edhe Blloqet me faturat e TVSH-së.Këto subjekte te Nivelit te III,kane leshuar fatura tatimore shitje per subjektet e nivelit te II ne sasine qe ju nevojiteshin ketyre subjekteve te nivelit te II, ne shumicën e rasteve nuk i kane deklaruar keto fatura ne shitje, ne disa raste i kane bere deklarimet ne shitje por nuk kane blerje, por ne SIT rezultojne FDP e TVSH sikur kane blerje, pra kryejne me dashje mashtrimin duke bere deklarim fiktiv.Nga verifikimi ne SIT (sistemi i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve) rezulton se subjektet e nivelit te II i kane deklaruar te gjitha keto fatura ne blerje, duke bere te mundur kreditimin e TVSH-së për çdo fature ne blerje. Si pasoje, nga mosdeklarimi ne shitje nga subjektet e nivelit te III i faturave tatimore te Shitjes, nuk behet derdhja e TVSH se dale nga keto fatura ne organet shteterore, pasi jane fatura te padeklaruara, nderkohe qe nga deklarimi i tyre nga subjektet blerese (sic i pershkruam subjekte te nivelit te II) u jep te drejtën atyre që të kërkojnë kreditimin e shumave te TVSH-së te dala nga keto fatura, kreditim qe eshte bere faktikisht.Nga funksionimi i kësaj skeme për një periudhe te gjate kohe rezulton se ajo i ka sjellë dëme të konsiderueshme shtetit, nje dem qe nga vleresimet e administratës tatimore arrin rreth 26 milion dollare.ar.sh/Oranews.tv