Sherr për një femër në Shkodër, plagoset me thikë i riu

Shkodër- Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja është shënuar në lagjen “Rus”, në afërsi të ish Degës Ushtarake.Nga sa mësohet prej burimeve policore, ka qënë një debat i vjetër mes dy të rinjve që ka çuar në konfliktin në fjalë mes 19-vjeçarit Viktor Germusha nga fshati Bardhaj dhe 29 vjeçarit Ndue Hasani nga Shkodra.Debati mes dy të rinjve ka degjeneruar deri në konfrontimin fizik, e më pas në përdorimin e armës së ftohtë thikë.Fatmirësisht 19-vjeçari Gërmusha, i cili u godit disa herë me thikë nga Hasani, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës nga dëshmitarë në vendngjarje dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kjo pasi plaga e marrë nuk i ka prekur organet jetike.Ndërkohë pak minuta pas plagosjes, policia idendtifikoi autorin 29-vjeçarin Ndue Hasani. Ky i fundit u largua  nga vendi i ngjarjes dhe policia e ka kapur pas disa orësh.