Kanceri i gjirit, efekti Jolie dyfishoi numrin e grave britanike që bënë eko
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2014, 11:57
Vendimi i aktores amerikane Angelina Jolie për t’iu nënshtruar një operacioni mastektomie në të dy gjinjtë marsin e kaluar sensibilizoi gratë britanike për të bërë më shumë kontrolle të gjoksit.Kjo bazuar në të dhënat e bëra publike nga ‘Breast Cancer Research’ e cila mbështetet në shifrat e shërbimit shëndetësor kombëtar britanik.Nëse në fund të 2012 në një vit mbi 12 142 gra kishin bërë eko gjoksi, në fund të 2013 me efektin e Jolie, ky numër shkoi në 19. 751.Numri u rrit pikërisht pas marsit të vitit të kaluar kur u bë publike vendimi I Angelina Jolie për t’iu nënshtruar operacionit.