Dialogu i Nivelit të Lartë, Bregu: Opozita do të marrë pjesë

Tryeza e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, do të shfrytëzohet nga opozita, për të renditur arsyet se pse vazhdon të bojkotojë Kuvendin.Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, duke rikonfirmuar praninë në dialogun e së hënës, paralajmëroi argumentat kryesorë mbi të cilat do të shprehë qëndrimin e saj PD.“Do të jem bashkë me dy kolegët e mi të opozitës Halimi dhe Ristani dhe sigurisht për të bërë prezente ato qëndrime të PD, edhe arsyet e qëndësishme se pse ne sot jashtë Kuvendit”, tha Bregu.5 prioritetet janë shtylla mbi të cilat ngrihet dialogu. Kryefjalë, reforma e pritshme në drejtësi, për të cilën për demokratët nuk ka asnjë negocim, duhet të jetë domosdoshmërisht gjithëpërfshrëse.“Ju e dini qëndrimin e PD për reformën në drejtësi, kërkojmë që të jetë një reformë tërësore gjithëpërfshirëse, dhe një reformë ku kontributi të jetë real, pra jo vetëm nga ajo ide, e cila reformat i ndan vetëm në propagandën e qeverisë duke deklaruar gjithëpërfshirje tërësi dhe pastaj duke sjellë ligje si ato që kanë ndodhur në seancën e fundit parlamentare të korrikut”, tha deputetja Bregu.Në 29 tetor mbahet tryeza e 4 e Dialogut të Nivelit të Lartë, e fundit e bashkëdrejtuar nga eurokomisioneri Stefan Fule.