Kthimi i PD në Parlament, Paloka e Bumçi: Mazhoranca të pranojë kushtet

Demokratët paralajmërojnë se nuk do të jetë e thjeshtë që mazhoranca t'i bindi për t'i rikthyer në Kuvend.Kreu i Grupit Parlamentar Edi Paloka, thotë se një marrëveshje  nuk është e mundur në rast se shumica, nuk pranon këto kushte.“Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të shk ruar apo për një marrëveshje në kuptimin e thjeshtë të uljes në një tavolinë dhe nënshkrimit të një marrëvëshje të tilëë. Qëndrimet tona janë të qarta, heqja dorë nga inkriminimit i Parlamentiti, zbatimi i ligjit dhe i kushtetutës nga kjo mazhorancë, këto janë kushtet themelore, jo për një marrëveshje me PD, por janë detyrim i cdo qytetari dhe jo më i një qeverie për të zbatuar ligjin dhe kushtetutën e këtij vendi”, tha PalokaPor deputeti Aldo Bumçi, shton edhe më tej listën e kërkesave, duke përfshirë reformën territoriale dhe atë zgjedhore“Duhet të nisi pa diskutim, të gjitha vendimet e gjykatës që janë dhënë kundër akteve, ligjeve të qeverisë, duhet të zbatohen menjëherë duke nisur me kuvendin si shembull i parë. Më pas për të ndërtuar një axhendë konsensuale për ato çështje që për 20 vjet janë bërë me konsensus. Reforma territoriale, reforma zgjedhore janë bërë me konsensus pavarësisht numrave të mazhorancës”, tha BumçiNjë ditë më parë kryedemokrati artikuloi mundësinë e një marrëveshje me qeverinë, që do të rezultonte me kthimin e opozitës në Parlament.