Energjia e rinovueshme, projekti që do reduktojë varfërinë në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2014, 14:10
Korçë- Në një kohë kur çdo ditë e më tepër po diskutohet për rritjen e çmimit të energjisë, kursimi i saj dhe shfrytëzimi i burimeve të energjive të rinovueshme ka qenë projekti ndërkufitar Shqipëri-Maqedoni i prezantuar në Korçë.Projekti synon studimin e zonave ndërkufitare për investime në prodhimin e energjisë së rinovueshme nëpërmjet paneleve diellore dhe mullinjve të erës.Në bazë të një studimi paraprak Korça i ka të gjitha kushtet për realizimin e projektit.Projekti financohet nga fondet IPA te BE dhe ka disa objektiva specifike ku primare mbeten, përmirësimi i kushteve të jetesës, punës, reduktimi i varfërisë energjetike dhe uljen e ndotjes se karbonit.Pas takimeve prezantuese të projektit, do të nisin anketimet në terren.