Vrau kineastin për borxhin 100 mijë dollarë, 23 vjet burg ish-gardistit

Tiranë- 23 vjet burg. Ky është dënimi që Gjykata e Tiranës ka dhënë për ish-gardistin Halit Shahini, i akuzuar për vrasjen e kineastit shqiptar Bujar Barçi(në foto).Në përfundim të 26 seancave shqyrtimi gjyqësor, gjykata vlerësoi të provuar faktin se autor i vrasjes ishte i pandehuri Shahini.Ai u shpall fajtor për akuzat e “vrasjes me paramendim” dhe të “ prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.Ngjarja e rëndë u regjistruar në mars të 2013, ku Shahini qëlloi me pistoletë pas koke kineastin, pas një konflikti për një borxh të pakthyer në vlerën 100 mijë dollarë.Konflikti mësohet se kishte disa vite që vazhdonte, ndërsa palët ishin konfliktuar, kishin dhe debatuar mes tyre, ndërsa Shahini i kishte kërkuar Barçit paratë, ky nuk kishte me se t’ia kthente.Në këto rrethana Barçi e Shahini mësohet se janë takuar, në një lokal në rrugën “Siri Kodra”, pranë ish-restorant Durrësit, ku janë konfliktuar fizikisht.Në grindje e sipër Shahini ka nxjerrë armën, një pistoletë që e mbante pa leje, dhe qëlloi në drejtim të Barçit, duke i shkaktuar një plagë të rëndë në kokë, ndërsa i dyshuari për krimin u largua nga vendi i ngjarjes me autoveturën e tij.Me një plumb në kokë, kineasti shqiptar nuk mundi të rezistojë dhe ndërroi jetë në spitalin ushtarak një javë pas plagosjes.