Cameron: Lufta ndaj IS e vështirë, sulmet ajrore rrezikojnë dhe civilët
Kryeministri anglez, David Cameron, ishte i pranishëm në emisionin e mëngjesit në BBC, ku shpjegoi se vendimi i tij për të ndërhyrë ushtarakisht në ndaj Shtetit Islamik është pjesë e një "strategjie gjithpërfshirëse" për të luftuar ndaj militantëve islamikë.Pas aprovimit në parlament për të goditur pikat e ISIS në Irak, por jo në Siri, avionët britanikë i janë bashkuar sot koalicionit prej 40 shtetesh, por ende nuk kanë kryer asnjë sulm."Strategjia jonë nuk është vetëm që të hedhim bomba nga lart dhe të mendojmë se e zgjidhëm problemin. Nuk është kështu.Kjo është pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse për të ndërtuar një shtet në Irak me një qeveri ku të përfaqësohen të gjithë. Dhe me kalimin e kohës, edhe Siria ka nevojë për këtë", tha Cameron.Ndërsa për efikasitetin që pritet të kenë sulmet e nisura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Cameron ka gjithsesi pak rezerva."Trupat e Shtetit Islamik nuk janë ushtri e mirëfilltë, ata nuk kanë kazerma që mund të identifikohen lehtë, por futen mes popullatës civile. Kështu që sulmet ajrore mund të shkaktojnë dëme edhe te civilët, për më tepër pa e dobësuar shumë forcën e tyre", u shpreh Kryeministri britanik.