Pushuesit nuk i ndahen Durrësit, vijnë kryesisht nga Kosova për në plazh

Durrës- Fundi i shtatorit vazhdon të sjellë pushues në plazhin e Durrësit, për të shijuar rrezet e diellit dhe pse jo, më të guximshmit dhe ujin e detit.Një fundjavë ndryshe e ndikuar nga kushtet e mira të motit, për t'iu larguar stresit të përditshmërisë.Vizitorët me të zakonshëm në plazh vazhdojnë të jenë nga Kosova, të cilët Durrësin e shikojneë si oazin ideal të fundjavës.