PD s’ndryshon statutin për kryetarin, Halimi: Do ndiqet shembulli “Berisha”

Pavarësisht diskutimeve publike dhe hamendësive mediatike, PD nuk ka prekur statutin në atë pjesë që flet për dorëheqjen e kryetarit.Duke sqaruar kushtetutën e re të demokratëve të dalë nga Kuvendi Kombëtar, Eduard Halimi duke sjellë shembullin “Berisha” la të kuptohet se kreu i partisë dorëhiqet nëse rezultati zgjedhor është i dobët.“Statuti i Partisë Demokratike ka të njëjtat parime të filozofisë dhe të njëjtat parime të shkruara dhe në statutin e mëpërparshëm. Ne kemi një traditë në Partinë Demokratike, e cila është e njohur me rastin e zotit Berisha, dhe rasti i zotit Berisha statuti ka të njëjtën përmbajtje, dhe në rastin të statutit që kemi miratuar ne ka të njëjtën përmbajtje dhe nuk ka prekur çështjen e kryatrit”, tha Halimi.Sa i përket ndryshimeve statuore, sipas Halimit kryesosht kanë fokus organizativ, qofte te seksioni, sekretariati apo forumet e tjera të ngjashme me KOP-in e 2005 që do të jenë edhe truri i politikave të PD dhe sanksionim me 15 % të të rinjve në Këshillin Kombëtar.