Vila e "luftës": mes Tiranës, kërcënohet me jetë familja e Fatmir Kovaçit

Tirane-Ndërtesa në pamje të parë ngjan një objekt normal në një nga zonat e preferuara të kryeqytetit.Por në fakt është ndërtimi më i çuditshëm në Shqipëri. Ditën është strehë për jetimët, natën shndërrohet në një objekt lufte si në Lindjen e Mesme.Natën mes të shtunës dhe të dielës 28 shtator 2014, banesa e Fatmir Kovaçit i cili u plagos me katër plumba për ta mbrojtur është kthyer sërisht në fortesë lufte.Sipas policisë dhe denoncimit të familjes që zotëron vilën, gjatë natës persona ende të paidentifikuar kanë rrethuar familjen Kovaçi dhe kanë kërcënuar me jetë të zonjën 50-vjeçare duke i kërkuar braktisjen e vilës.Në denoncimin e saj në polici gruaja ka treguar se kanë qenë 5 persona që kanë përsëritur fjalën vrasje disa herë dhe si reagim ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar drejt tyre, duke i detyruar të largohen.Një ngjarje që ngjan me një skenar filmi aksion që nxjerr në pah edhe tmerrin që ndodh në mes të Tiranës.Vetëm 5 ditë më parë djali 28-vjeçar i familjes u qëllua me armë zjarri në oborrin e kësaj vile dhe vetëm fati e shpëtoi nga vdekja.Ndërsa në prill të këtij viti në oborrin e saj u hodhën kallëpë tritoli. Ngjarje të mjaftueshme për ta konsideruar këtë familje në rrezik serioz për jetën.Edhe pas ngjarjes së fundit në zonën përballë “Pallatit me Shigjeta” nuk ka asnjë këmbë polici.Ndërsa 50-vjeçarja pretendon se policia ka refuzuar tu ofrojë mbrojtje, madje këtë të dielë u ka marrë edhe armën e gjahut që mbanin me leje.Për këtë ajo thotë se i është drejtuar edhe trupës diplomatike në Shqipëri, por familja e saj ende vazhdon të jetë e rrethuar në këtë vilë që ngjan si fortesë lufte, ndërsa policia në rastin më të mirë numëron ngjarjet që ndodhin në oborrin e saj.Tani është terësisht e mbyllur, edhe fëmijët jetimë që qëndronin ditën në katin e dytë nuk janë më sepse shoqata i ka larguar menjëherë pas atentatit ndaj 28-vjeçarit që u shënjestrua për pronën që ngjan si e mallkuar në mes të Tiranës.[caption id="attachment_388516" align="alignright" width="640"]Vila e familjes Kovaçi (Në foto: Vila e familjes Kovaçi)[/caption] Ja si iu be atentat prane Pallatit me Shigjeta mbremjen e 24 shtatorit/ VIDEO