"Rama" asnjë lek për Tropojën, LSI: Mazhoranca të lajë dhe borxhet e "Berishës"
“Tropoja meritonte shumë më tepër se çfarë është bërë në këto 24 vjet dhe është në përgjegjësinë dhe në nderin e mazhorancës së sotme që të marrë përsipër edhe borxhet që kanë lënë pararendësit tanë”.Këtë deklaratë bëri Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike në Tropojë.Megjithatë kthimi në vepër e kësaj deklarate, të paktën për 2014, është mision i pamundur në kushtet kur qeveria përjashtoi qarkun e Kukësit nga financimi i Fondit për zhvillimin e rajoneve.Sekretari i Përgjithshëm tha se interesat e vendit janë shumë më të mëdha se sa interesat partiake.“Kjo është e veçanta e LSI-së, që marrëdhënien me qytetarin, marrëdhënien me votuesin e ka të vazhdueshme. Nuk eka në sezone njëherë në katër vjet kur bëhen zgjedhje, por e ka ditë pas dite për çdo problem, për çdo shqetësim dhe impenjim që ata kanë.Lëvizja Socialiste për Integrim në Tropojë duhet të jetë zëdhënëse e interesave të të gjithë Tropojës,e të gjithë banorëve të saj,të cilët pavarësisht se çfarë partie politike janë apo se çfarë interesash politike kanë, duhet të gjejnëtek anëtarët e LSI-së shembullin epërkushtimit përt’i shërbyer qytetarit, për t’i shërbyer komunitetit”.Rama theksoi më tej se do të nisë një fazë e re e riorganizimit dhe e ridimensionimit tërësor të LSI-së në rrethin e Tropojës me qëllim qëtë rinjtë të jenë edhe në Tropojë, siç janë në të gjithë Shqipërinë.