Librazhd, HEC-et rrezikojnë mjedisin, Ministria e Energjetikës: Nuk do t’a lejojmë
Qarku i Elbasanit ka numrin më të madh të HEC-ve, ku vetëm në rrethin e Librazhdit, janë parashikuar të ngrihen rreth 81 të vegjël në rrjedhjen e lumenjve.Ndërtimi i HEC-eve, ka sjellë kundërshtimin e banorëve të Sopotit, Polisit, apo edhe atyre pranë parkut kombëtar të malit të Shebenikut.Në disa raste këto protesta janë kthyer në konflikt fizike me uniformat blu, me të vetmen arsye se ndërtimi i hidrocentraleve, do të sjellë dëme të mëdha tek fermerët, por edhe një katastrofë mjedisore për shkak të mungesës së ujit, prerjes së pemëve.Zv. Ministri Energjetikës dhe Industrisë Ilir Bejtja, tha se janë marrë në shqyrtim rastet e ndërtimitt të HEC-ve dhe aty ku ka modifikim apo devijim të lumenjve, do bllokohen punimet.Bejtja ka sqaruar se nuk do tolerohen firmat koncesionare, që të dëmtojnë mjedisin, burimet ujore, gjelbërimin , bujqësinë apo blegtorin në këto zona, duke u sjellë si padronë me burimet ujore të shtetit shqiptar.