Japoni, shpërthen vullkani Ontake, 30 alipinistë pa shenja jete

Rreth 30 alipinistë, janë gjetur në gjëndje kritike për jetën, pas shpërthimit të papritur të vullkanit të shtunën e 27 shtatorit 2014.Sipas mediave ndërkombëtare, alipinstët janë gjetër “pa shenja jete” dhe mjekët flasin për një “arrest kardiak dhe frymëmarrje”. Por zyrtarisht autoritetet ende nuk i kanë deklaruar të vdekur.Në krater mendohet se kanë qenë rreth 250 persona, por shumica e tyre arriti të zbriste në kohë.Vullkani, që gjendet rreth 200 kilometra në perëndim të Tokjos, shpërtheu rreth mesditës të shtunën, duke hedhur hi dhe gurë.Vendi është i frekuentuar veçanërisht në vjeshtë, ku mund të shihet një panoramë e këndshme.Japonia është një prej shteteve me më tepër aktivitet sizmik, por nuk ka pasur asnjë rast vdekjeje prej shpërthimeve vullkanike që prej vitit 1991.