Lavrov kritika SHBA e BE: Po fshehin fakte për krizën në Ukrainë dhe IS
Rusi- Në fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, hodhi dyshime të mëdha ndaj politikës që po ndjekin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian me Ukrainën si dhe taktikat e tyre ndaj Shtetit Islamik."SHBA-ja dhe BE-ja mbështetën grushtin e shtetit në Ukrainë dhe ngulmojnë të nxjerrin justifikime për çdo veprim që ndërmerr qeveria e vetëshpallur e Kievit", tha Lavrov."Gjatë gjithë periudhës së krizës në Ukrainë ka pasur përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën dhe fshehur faktet".Më pas, Lavrov ritheksoi idenë e Rusisë se çdo veprim ushtarak në Siri nga ana e SHBA-së dhe koalicionit të saj, duhej bërë në bashkëpunim me qeverinë vendase."Lufta ndaj terroristëve në territorin e Sirisë duhet të strukturohet në bashkëpunim me qeverinë siriane", tha Lavrov, i cili shtoi se edhe vendi i tij po ndihmon në luftën kundër Shtetit Islamik."Ne kemi dërguar armatime dhe pajisje të tjera ushtarake për qeveritë e Irakut e Sirisë dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e tyre për të mposhtur terroristët".