Haradinaj sot shpallet qytetar nderi i Lezhës dhe Mamurrasit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  Ramush Haradinaj,  do të vizitojë sot disa qytete të Shqipërisë, ndërsa do të ndalet nË Lezhë e Mamurras, ku do të marrë titullin “Qytetar Nderi”.Haradinaj fillimisht do të takohet me kryetarin e Qarkut të Lezhës, pastaj pritet të vizitojë Kalanë e Skënderbeut, në Lezhë, ndërsa më pas do të zhvillohet ceremonia e shpalljes së Haradinaj “Qytetar Nderi” në Bashkinë e Lezhës.Haradinaj gjithashtu do të takohet me Ilir Pjetrajn, kryetarin e Bashkisë së Mamurrasit ndërsa më pas atij do t`i akordohet edhe titulli “Qytetar Nderi” i Mamurrasit.