Schulz: Njohja e Kosovës nga Serbia, kusht për anëtarësim
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka deklaruar sot se njohja reciproke mes Prishtinës e Beogradit është kushti të cilin KE-ja mendon se Serbia duhet ta plotësoj për tu anëtarsuar në Bashkimin Evropian.Schulz i ka bërë këto komente pas bisedës që zhvilloi me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, duke shtuar se ai dhe përfaqësuesit e tjerë të Parlamentit Evropian kanë biseduar shumë hapur me Daçiç duke i bërë të ditur se “marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në zhvillimin paqësor duhet të përfundojnë, siç e shohim ne, me njohjen reciproke”.Duke e cilësuar këtë proces si të vështirë, por jo të pamundur, presidenti i PE-së ka thënë se presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, dhe të tjerë personalitete në BE, e cilësojnë këtë si problem të vështirë të brendshëm, “pasi disa nga shtetet tona nuk e njohin Kosovën, por Bashkimi Evropian, si tërësi, kërkon nga Serbia që ta njohë Kosovën”.Ai ka shtuar se kjo është “një prej çështjeve më të ndjeshme për të dyja palët, për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për Bashkimin Evropian”